Pse Brad Pitt dhe Jennifer Aniston vendosën të takohen në festën e saj të ditëlindjes?

Showbiz

jenn brd

Brad Pitt ishte i ftuari surprizë më i madh tek ditëlindja e 50-të e ish gruas së tij, Jennifer Aniston, të shtunën mbrëma në Los Angeles. Sipas People dhe Entertainment Tonight, thuhet se ftesa dhe pranimi i saj, erdhën pas konsiderimit të të dy palëve me njëri tjetrin. Revista People raportoi se Aniston ishte e lumtur që ai erdhi, por kishte qënë në dilemë për ta ftuar atë fillimisht. People shkruan : “ Brad, për një kohë të gjatë, ishte një pjesë e rëndësishme në jetën e Jennifer. Ajo debatoi edhe me miqtë e saj nëse do ta ftonte atë ose jo. Pavarësisht kësaj Jennifer ishte e lumtur që ai u shfaq në festë, në të cilën kishte edhe shumë nga miqtë e saj të ngushtë të ftuar. “ Anistron e trajtoi Pitt si çdo të ftuar tjetër. Sipas burimeve, ajo nuk i kushtoi shumë rëndësi atij. Ata shkembyen një përqafim, biseduan pak dhe Jennifer u largua për tek të ftuarit e tjerë, për tu siguruar që të gjithë poi a kalonin mirë.

download

Sipas Entertainment Tonight, Pitt shkoi në festë për të mbështetur Aniston, pasi ata kanë një mardhënie të mirë miqësore pas ndarjes . Ai nuk qëndroi gjatë në festë, takoi dhe bisedoi me disa nga miqtë e saj në festë dhe u largua.Aniston dhe Pitt ishin të martuar që nga viti 2000 deri në 2005. Dhe pasi martesa e Pitt me Angelina Jolie dhe Aniston me Justin Theroux përfundoi, një burim citoi se ndërsa Aniston dhe Pitt janë të vetmuar dhe ndonjëherë flasin, një pajtim romantik mes tyre nuk diskutohet fare. “Ata nuk janë në kontakt të rregullt, përtej një teksti të rastit për të uruar njëri tjetrin më të mirën kur kanë qënë pjesë e projekteve të reja apo në evente të rëndësishme, “ cituar nga revista People. “Ata u ndanë dhe e bënë këtë pasi kishin problem serioze , “ vazhdoi të thoshte burimi. “ Ata nuk janë budallenj, ata e dinë shumë mirë se pse e gjitha ajo nuk funksionoi.”