Renee në hapat e Norës: Një vogëlushe për ta patur zili!

Showbiz

reneeee
Nora Istrefi është një ndër femrat më me stil shqiptare. Me kombinimet e saj të veçanta ajo ja del gjithmonë të tërheqë vëmendjen e publikut. Këngëtarja duket se këtë frymë po e përcjell edhe tek vajza e saj Renee. Pavarësisht se është ende shumë e vogël, Renee ka dëshirë të vishet plot stil dhe për t’u kombinuar zgjedh aksesorët e mami Norës.

49899341 2392244887475899 974997588107329536 n

Nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’ këngëtarja ka treguar një veshje të së bijës, e cila duket se nuk ka harruar të vendosë asnjë detaj. Renee ka veshur taka, një bluzë të gjatë dhe sigurisht një unazë në gishtin tregues. “Stili, stili, Renki ime”, shkruan Nora në foto. Epo nuk kishte si të ishte ndryshe, nga një mama plot stil sigurisht që edhe Renee do të trashëgonte pak nga idetë e saj.