Era Istrefi sqaron nëse këndoi live apo jo në finale!

Showbiz

era wc 2018
Finalen e madhe të Botërorit e hapi ylli nga Kosova, Era Istrefi. Ky ishte një sukses i madh për Erën, por jo vetëm. Mirëpo, si çdo sukses ka komente nga më të ndryshmet. Pas perfomancës së Erës ditën e djeshme në stadiumin “Lushniki Area”, ndjekësit e këngëtares kanë shkruar se ajo nuk ka kënduar Live.

era live

Era u ka dhënë përgjigje të gjithë atyre që dyshojnë se ajo thjesht ka lëvizur buzët dhe nuk ka kënduar Live. Ajo i ka shkruar një komentuesi si qëndron e vërteta e perfomancës. “Tërhiqe dhe shiko videot. Mund të më dëgjosh mua duke kënduar live. Shpresoj që të rregullojnë muzikën kur të publikojnë videon zyrtare të performancës”,-shkruan Era në Instagram.