Rihanna feston ditëlindjen në mënyrën më të çuditshme…

Showbiz

rihana
Këngëtarja nga Barbados feston sot 30 vjetorin. Tashmë që po i le pas të 20-tat, vetë Riri ka vendosur të presë ditëlindjen e saj me sarkazmën që e karakterizon. Ajo ka postuar një foto, në të cilën shkruan: “Dita e fundit për të bërë një gabim dhe për t’ia hedhur fajin moshës.”

Detaji që ka bërë xhiron e rrjetit është bluza që këngëtarja ka veshur në këtë foto. Në të, shkruhet: “E urrej Rihannën. Mos i besoni askujt që është nën 30 vjeç.” Një bluzë e bërë enkas për këngëtaren, e cila ka zgjedhur ta presë kështu ditëlindjen e saj. Epo, kur bëhet fjalë për Riri-n, këto ‘vetëironi’ janë mëse të pritshme apo jo?

riri