Rita Ora na jep ‘recetën’ për të realizuar foto perfekte për Instagram!

Showbiz

rita ora
Rrjetet sociale dhe sidomos ‘Instagram-i’, janë bërë pjesë e pandashme e jetës sonë. Gjithmonë mundohemi të publikojmë foto ku dukemi sa më afër perfeksionit. Ky fenomen ndodh edhe me VIP-at, duke qenë se janë gjatë gjithë kohës në qendër të vëmendjes. Por, si ia dalin ato të duken aq bukur? Këtë na e ka treguar Rita Ora ditën e sotme, nëpërmjet fotove që ka publikuar në ‘Instagram’.

Prapaskenat e ‘photoshooting’ të Ritës duken kështu: 2 drita të forta në fytyrë dhe një aparat profesional. Këto foto u realizuan në Singapore, në një restorant të thjeshtë ku Rita qëndronte me miqtë e saj dhe duhet të themi se fotot përfundimtare duken vërtetë perfekte. Kujtojmë që këngëtarja shqiptare publikoi këngën e fundit ‘Only Want You’, e cila rezultoi e suksesshme.