Rita Ora në mbështetje të Taynës dhe Dafinës! Shikoni çfarë i thotë ajo gjithë botës për shqiptarët…

Showbiz

Rita Ora gjithmonë ka treguar dashuri për atdheun e saj dhe vazhdon ta bëjë sot e kësaj dite. Këtë rradhë ajo ka dalë në mbështetje të dy këngëtareve shqiptare Tayna dhe Dafina Zeqiri. Bashkëpunimi muzikor i vajzave duket se i ka pëlqyer shumë Ritës, ndaj ka vendosur ta publikojë dhe ti komplimentojë vajzat përpara 15.2 milionë ndjekësve të saj.
“Unë thjesht di të them që ne vajzat e Kosovës jemi një nivel shumë i lartë! E dua vendin nga vij dhe më pëlqejnë shumë femrat që dinë të marrin kontrollin në dorë dhe të inspirojnë femrat e tjera thjesht duke u treguar vetvetja. Faleminderit vajza që po prezantoni tek të gjithë lirinë dhe po i tregoni sa bukur është të jesh i lirë dhe seksi në të njejtën kohë! Vazhdoni kështu…”,-ka shkruar Rita në Instastory duke bërë tagg Taynën dhe Daffyn.