Riza Kocaoğlu tregon ndikimin e teatrit në rritjen e tij profesionale

Showbiz

Riza Kocaoğlu, i cili ka ndjekur nga afër një shfaqje teatrale ka ndarë me publikun gjykimin e tij professional për teatrin dhe ndikim e tij te ndërtimi i një të aktori profesionist. Koxhaollu të cilin e ndoqëm si personazhi i Fikos në serialin “Rruga e Ullinjve”, pas përfundimit të shfaqjes u shpreh se sipas tij nëse një shfaqje teatrale arrinte të përcjellte këtë ndjesi tek publiku , aktorët ishin brilant dhe suksesi i garantuar…

Gjithashtu aktori ka kujtuar një moment nga viti ’93, kur ai ishte duke hedhur hapat e parë në karrierën e tij si aktor.Koxhaollu solli ndërmend përjetimin nga një eksperiencë e përbashkët me aktorin protagonist të shfaqjes në fjalë, Ferhan Sensoy.

Edhe pse isha ende fëmijë dhe një aktor amator në atë kohë, e admiroja në heshtje punën e mjeshtrit tim dhe me vete mendoja:Një ditë unë do të duartrokitem si ai dhe do t’i mbush zemrat publikut me emocion deri sa për ta, të bëhem i paharrueshëm. Sot mendoj se janë të shumtë aktorët që kanë ecur në hapat e tij!”.

Më tej ai rrëfeu se ishte rritur duke e vlerësuar si thelbësore, rëndësinë dhe ndikimin e teatrit, në ndërtimin e një aktori profesionist.