Sean Paul në ndjekje të Era Istrefit, shihni ç’bën për këngëtaren shqiptare

Showbiz

Tashmë nuk na vjen më çudi teksa dëgjojmë arritjet e Era Istrefit në muzikë. Ajo e ka treguar që vlen shumë dhe kjo gjë ka rënë në sytë dhe veshin e të gjithëve. Por nuk e prisnim aspak që këngëtari i famshëm Sean Paul t’a ndiqte atë në rrjetet sociale.
Ajo që është vënë re në Instagramin e tij është ndjekja e fundit që ka bërë e që është pikërisht artistja shqiptare. Mesa duket Sean ka simpati për të dhe duhet të ketë dëgjuar shumë mbi hitet dhe sukseset e saj. Që pas “Bonbon” fama e Erës i kaloi përmasat kombëtare dhe u bë mjaft e njohur kudo. Era filloi shumë shpejt bashkëpunimet me artistë të famshëm si Will Smith, Nicky Jam, French Montana e deri tek Yelloë Claw dhe Offset, që është edhe kënga më e fundit e artistes sonë.
Ndërkohë Sean Paul është padyshim këngëtari më i dëgjuar kohët e fundit. Kemi kërcyer pafund me këngët e tij dhe pas këtij gjesti të fundit, ndoshta mund të presim edhe një bashkëpunim me Erën!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi) on

 

View this post on Instagram

 

A post shared by SEAN PAUL (@duttypaul) on