Selma Ergeç për Burcu Biricik: ‘Ajo është një aktore e pakrahasueshme’

Showbiz

Selma Ergeç, aktorja e cila më së shumti e fitoi famën e saj me interpretimin në serialin “Sulltani i Madhërishëm”, si motra e Sulltan Sulejmanit, kohët e fundit ndau sheshxhirimin me aktoren e njohur Burcu Biricik në një projekt të përbashkët. Së fundmi ajo, ka vlerësuar punën e koleges së saj pa rezerva. E pyetur për projektin e fundit në të cilin mori pjesë, aktorja u shpreh se Biricik kishte interpretuar një personazh që kërkonte impenjim të madh. Pyetjes nëse ishte e vështirë për të, të përfshihej në një rol, aktorja iu përgjigj duke dhënë shembullin e personazhit  të interpretuar nga kolegia e saj, Burxhu Biricik, e cila kishte bërë, një punë të pakrahasueshme. Lidhur me çelsin e suksesit të këtij projekti Ergeç zbuloi se koha e këndshme e ndarë me pjestarët e produksionit, bënte që të mos ndihej lodhja dhe t’i shtrohej rruga suksesit. Duke kujtuar se serialet televizive me sfond psikologjik kanë dalë në pah kohët e fundit, aktorja 43-vjeçare u shpreh se pëlqimi i publikut vjen pasi lidhja me personazhet është tepër empatike. Gjithashtu aktorja tregoi se ditët e pushimeve të fundvitit i kishte shijuar me familjen e saj në shtëpi.