Serenay Sarikaya shfaqet duke mbledhur plehra dhe është tejet krenare për këtë gjë!

Showbiz

sarikaya
Aktorja e njohur është bërë pjesë e nismës për të pastruar ambjentin dhe është shumë e lumtur për këtë fakt. Në 15 shtator, gjatë ditës ndërkombëtare të mbledhjes së plehrave, vullnetarëve iu shtua në listë një person i njohur të cilën nuk e prisnin aspak se do ndërmerrte një veprim të tillë. Jo vetëm që u shtua në këtë listë, por ndryshe nga persona të tjerë që mjaftohen thjesht me paraqitjen e tyre publike, aktorja ka ndihmuar vërtetë në mbledhjen e mbeturinave.

serenay sari 192329KJ

“Sot po takohemi për një event shumë të rëndëishëm kudo në botë. Ndotja po arrin në nivelet e saj maksimale, këtë gjë e kemi diskutuar shpesh në evente të tjera. Por, sot është dita që të bëjmë realisht diçka për këtë problem. Jam e lumtur që shumë njerëz i bashkohen nismës dhe janë të gatshëm të ndihmojnë. Nëse doni një botë vërtetë të bukur ku mund të jetoni të lumtur, atëherë duhet të kujdeseni për natyrën që iu rrethon,” është shprehur aktorja.