Seriali “Rejan” është kritikuar për këtë pjesë të shkurtër të episodit

Showbiz

Seriali turk Rejan gëzon nivele të larta shikueshmerie në sezonin e tij të dytë, pas suksesit të sezonit të parë. Seriali kryeson listën e trendeve pas çdo episodi, por episodi i 19-të i transmetuar ishte më i diskutueshëm për shkak të asaj që publiku e përshkroi si “puthja më e gjatë në historinë e dramës turke”.

Episodi tregoi një puthje mes dy bashkë-yjeve, aktorit Akin Akinozu i cili luan rolin e Miran, dhe aktoren Ebru Sahin e cila interpreton Rejan.

Puthja mes dy yjeve zgjati më shumë se një minutë, dhe u karakterizua si “e zjarrtë” dhe disi “e re” për dramën turke, e cila kohët e fundit po përjeton disa kufizime. Skena e puthjeve ka tejkaluar 7 milion shikime deri më tani në YouTube, një rekord për një skenë në seri.

Ndërkohë shumë shikues u shprehën të pakënaqur me këtë puthje, duke kërkuar që të censurohet nga episodi.