ŞEVVAL SAM çel turin e koncerteve/ Aktorja zbulon identitetin e fanses më të rëndësishme

Showbiz

Duket se sezoni i verës e ka gjetur të angazhuar edhe në skenë aktoren dhe këngëtaren e famshme 48-vjeçare Sheval Sam, të cilën e ndiqni çdo të enjte, në ekranin e Vizion Plus, në interpretimin e  personazhit të Enderit, në sagën “Molla e Ndaluar”. Nga koncerti i saj i fundit vëmendjen e tërhoqi, jo vetëm zëri dhe këngët e saj, por edhe pamja e freskët e artistes me veshjen e ekstravagante ngjyrë argjendi. Ylli i skenave dhe serialeve, i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para koncertit dhe u shpreh se ky ishte një koncert lamtumire për dimrin e gjatë, dhe gjithashtu një koncert përshëndetës për verën.

Ajo bëri me dije se ky koncert do të pasohet nga një tur koncertesh në ambjente të hapura gjatë sezonit. Artistja ka zbuluar gjithashtu se kush është fansja më e madhe dhe që nuk e ka lënë kurrë vetëm. Duke thënë se pa mbeshtetjen, admirimin dhe kritikat e nënës së saj, nuk do të ndodhej në atë skenë, ishte pikërisht ajo që, meritonte të quhej ‘fansja e saj besnike’! Pyetjes se ku ka planifikuar t’i bëj pushimet e sezonit, Sam iu përgjigj se nuk kishte një adresë pasi për të pushimet dhe puna ecin krahë njëra-tjetrës. Ajo tregoi se gjatë verës destinacioni i tyre ndryshon në varësi të vendeve që përfshin turi i koncerteve. “Duke shijuar diellin dhe detin, mendoj se edhe muzika fal një tjetër shije”, tha artistja e cila prej vitesh është një nga emrat më të njohur në Turqi dhe më gjerë.