Ja kush do performojë së bashku me Daddy Yankee!

Showbiz

daddy
Këngëtari i shumë hiteve reggaeton do të mbajë koncertin e tij të parë në Tiranë, në 27 korrik. Sheshi Skënderbej do të transformohet në një skenë gjigande dhe së bashku me të, do të ketë edhe këngëtarë të tjerë. Në skenë me të, do të performojnë edhe këngëtarë shqiptarë, për ta bërë koncertin e shumëpritur akoma më të kompletuar.

enca konc

Dy prej artistëve të cilët janë zbuluar se do të performojnë, janë Enca dhe Ledri Vula. Ky e fundit e ka bërë lajmin publik nëpërmjet një postimi në Instagram, ku shfaqet njoftimi zyrtar i koncertit të madh që pritet të zhvillohet në 27 korrik.