Sezoni i ri i ‘Keeping up with the Kardashians’ premton show:Khloe, protagonistja kryesore!

Showbiz

kardashian shqip
Në 26 mars është lançuar traileri i sezonit të ardhshëm të ‘Keeping Up With Kardashian’. Në këtë video shfaqet Khloe Kardashian duke qarë e duke thënë se kjo që po përjeton nuk është një shfaqje, por jeta e saj.Më pas 34-vjeçarja është shprehur se Tristan mund ta dojë atë, por ai nuk ka respekt. Përveç Khloe-s, në trailer shfaqet edhe Kourtney, e cila është pyetur se sa herë ka qenë e dashuruar.

keeping up withh the kardashians khloe tears ftr 1

Ajo është shprehur se ka dashuruar vetëm babain e fëmijëve të saj, Scott Disick.Ndërkohë jeta e Kanye dhe Kim vazhdon shumë normalisht, pavarësisht vendimit të vështirë të tyre për t’u zhvendosur në Chicago.Menjëherë pas publikimit të trailerit, kane qenë të shumta komentet e ndjekësve të familjes Kardashian, të cilët kanë pohuar se mezi po e presin këtë sezon të tyre.