Shtohen problemet për İbrahim Çelikkol! Aktori preket nga korona virusi.

Showbiz

Me sa duket ky Vit i Ri nuk ka filluar në mënyrën më të mirë, për aktorin e famshëm Ibrahim Çelikkol. Pas lajmit për dhënien fund martesës së tij me Mihre Çelikklol, duket se aktori po kalon një tjetër situatë aspak të mirë. Ai është detyruar ditët e fundit, të largohet përkohësisht nga sheshxhirimi, ku ishte angazhuar me projektin e fundit. Shkak për largimin e tij të përkohshëm është bërë prekja nga koronavirus. Së bashku me pjestarë të tjerë të ekipit, aktori u detyrua të qëndrojë për disa ditë në shtëpi. Pjesë e personave të infektuar ishte edhe regjisori Murat Saraçollu. Çelikkol për fat të keq, po endet mes një periudhe të turbullt në jetën private, problemeve me shëndetin dhe për pasojë edhe vështirësive në aspektin profesional.