Soni Malaj zbulon surprizën e radhës: Një tjetër bashkëpunim i huaj!

Showbiz

malaj
Rreth një javë më parë Soni Malaj solli bashkëpunimin me këngëtarin latin, Jowell. “En la Intimidad” rezultoi një këngë mjaft e suksesshme jo vetëm në Shqipëri, por edhe në disa vende të botës. Për t’u afirmuar më tej në tregun ndërkombëtar, Soni ka publikuar ditën e sotme bashkëpunimin më të ri.

soni jowell

Kjo këngë është një version i ri i ‘Sensual Inspiration’, e sjellë në gjuhën frënge. Në këtë këngë është përsëri i përfshirë Jowell dhe dy artistët e tjerë shumë të njohur, Randy dhe Farruko. Në fakt ‘Sensual Inspiration’ është hedhur në treg për herë të parë përpara 4 muajsh dhe ka arritur me miliona shikime në ‘Youtube’. Megjithatë dhe ky version i ri deri më tani është pëlqyer shumë dhe duhet thënë se edhe gjuha frënge Sonit i qëndron për bukuri.