Marina Fara në pritje të ëmbël?

Showbiz

marina faraa
Ditën e djeshme qarkulloi kudo lajmi se, vajza e këngëtares Eli Fara, Marina, do të behët nënë për herë të parë. Dyshimet lindën nga një foto ku Marina shfaqet teksa kryen kontrollet pranë gjinekologes. Burime pranë saj kishin konfirmuar lajmin e shtatzënisë dhe treguan se Marina ndodhej në muajin e tretë të pritjes së ëmbël.

marina fara

Por pas përhapjes së këtij lajmi, Marina vendosi që të reagonte në mënyrën e saj përmes Instagram-it. Pasi bëri private llogarinë e saj në Instagram, ajo ndryshoi emrin e profilit nga “marinafara.official” në “me_and_you_against_the_world1” (Unë dhe ti kundër botës). Ndoshta në këtë mënyrë Marina ka vendosur të konfirmojë lajmin duke tregur dashurinë e saj për partnerin.

marinaaaaa