Mbrëmja juaj i rezervohet vetëm Jolly HD, shumë emocione në një ekran të vetëm

Programe

baner jolly 2

Jolly HD është një nga kanalet më të ndjekura. I mbushur me histori të ndjera dhe plot emocion, ky kanal sjell për ju aktorët më të pëlqyer të momentit. Përgatituni të qëndroni gjatë gjithë mbrëmjes përpara këtij kanali.

tring stars korrik 2018

Nisim sot në 18:45 me Tring Stars, me informacione mbi yjet e televizionit. Në fokus aktorët e serialeve turke, të rejat mbi jetën e tyre private, lajmet më të fundit, pamje nga regjisorët, nga paparazzët por edhe nga vet ata. Hollyëood-i më pranë, me shkelqimin që e karakterizon, përcjellë tek ju përmes ekranit të Tring. Artistë shqiptarë e të huaj, në ndjekje të ngjarjeve të veçanta të jetës së tyre artistike dhe jo vetëm.

800x8000

Më pas, do të mund të ndiqni “Perla e zezë” me Tolgahan Sayisman dhe Hande Ercel. Është vetëm episodi i tretë por ky serial premton të rrëmbejë zemrat tuaja. Siç vet protagonisti Tolgahan pohoi në një intervistë të tij për Tring, ky është një serial i kuruar në çdo detaj dhe mbi të gjitha me një histori të mrekullueshme.

800x800

Prej disa muajsh tashmë, publiku mezi e pret të premten pasi në Jolly HD vjen “Nusja nga Stambolli”, një nga serialet më të ndjekur të momentit. Ngjarje që rrokullisen dhe marrin një tjetër drejtim në këtë serial na kanë mbajtur të mbërthyer përpara tij.

A nuk ju thamë që në fillim se Jolly HD do të jetë ekrani i mbrëmjes tuaj? Qëndroni me ne!