Surpriza në koncertin e Alban Skënderaj, që përloti gjithë sallën!

Showbiz

albani
Recitali i Alban Skënderaj, mblodhi bashkë mbi 2000 spektatorë. Mes tingujve romantikë të Albanit, një prej spektatorëve e bëri mbrëmjen akoma më të veçantë. Ai kishte pregatitur një surprizë për një nga vajzat që ndodhej në sallë. Gjatë koncertit, është thirrur emri i vajzës në skenë, me pretekstin se kishte fituar një shorte të organizuar nga produksioni.

alban2
Aty, vajza dëgjoi fjalët emocionuese të partnerit të saj. “Ti ke sytë me të cilat dua të shoh botën,” ishte një nga dedikimet që ai i bëri dhe që emocionoi gjithë sallën. Më pas, i propozoi vajzës për martesë, në skenë, përpara 2000 spektatorëve. Djali u ul në gjunjë dhe Albani i kushtoi këtij çifti të veçantë këngën “Unë dhe Ti.”

koncert