Surprizë! Albani zbulon në koncert gjininë e fëmijës që po presin

Showbiz

Mbrëmë ishte nata e parë e koncertit recital të Alban Skënderajt në amfiteatrin e liqenit. Por kur publiku nuk e priste, në skenë u ngjit edhe Miriam, me barkun e madh dhe një fustan blu, duke i bërë të gjithë të mendonin se çifti po pret një djalë. Ata zgjodhën ta zbulonin gjininë e bebit në koncertin e Albanit, jo në Instagram e ndonjë intervistë, ashtu siç bënë edhe me lajmin e shtatzënisë së Miriamit.
Ne po presim një djalë. Do të thoni ju, unë si vlonjat i mirë, jam i lumtur…Po jam!”, tha Albani me humor, “Po që kur kam njohur dashurinë e vajzës jam shumë i lumtur dhe për mua është njësoj”, tha Albani duke konfirmuar kështu se familja do të shtohet me një djalë dhe Amelia do të bëhet me vëlla.