Taylor Swift kopjon Beyonce? Ja çfarë mendojnë fansat!

Showbiz

Këngëtarja e njohur, Taylor Swift hapi mbrëmjen e ‘Billboard Music Awards’ me albumin e saj më të ri të quajtur ‘Me’, i cili u përshkrua si një shpërthim shumëngjyrësh.Skena ishte e mbushur me ylber të ngjyrave të ndryshme dhe flutura kudo, por fansat kanë reaguar menjëherë duke e akuzuar se 29-vjeçarja kishte kopjuar performancën e Beyonce në festivalin e ‘Coachella’.

Ata vazhduan të publikonin reagime të ndryshme në ‘Twitter’, duke ju kthyer ashpër Taylor. Pavarësisht këtyre postimeve, këngëtarja ka zgjedhur mos të reagojë ende. Kujtojmë se Swift u shkëput për një kohë shumë të gjatë nga muzika, për t’ju dedikuar plotësisht albumit të saj më të ri të nxjerrë në treg.