Tayna së shpejti bashkëpunim me këtë super reper…

Showbiz

tryaass.jpg

Tayna ishte fenomeni i verës që lamë pas. Me këngën Columbiana ajo arriti te fitonte zemrat e gjithë publikut. Diti ta menaxhojë mirë suksesin e saj duke vijuar me hite të njëpasnjëshme dhe për momentin edhe pse nuk ka shumë këngë në repertorin e saj muzikor, është ndër më të kërkuarat dhe paguarat.
I vetmi bashkëpunim i saj ka qënë me reperin Don Phenom dhe burime të sigurta thonë se tashmë vjen një tjetër super bashkëpunim. Ledri do të jetë reperi me të cilin Tayna do të nxjerrë së shpejti duetin e rradhës. Vetëm duke menduar kombinimin e kësaj dyshe, kënga dihet që do të jetë një hit i padiskutueshëm.
“ Kënga e tyre do të jetë e zhanerit Hip Hop madje Tayna e Ledri kanë nisur xhirimet e klipit në një pikë karburanti në Prishtinë. Sigurisht që Tayna di si të tërheq vëmendjen dhe të tregojë se është një ‘bad gal’, kështu që edhe në këtë klip ajo shfaqet me një shkop bejsbolli në dorë, fiks si një gocë e keqe”,-është shprehur burimi i këtij lajmi.
Tani na mbetet vetëm të presim deri në datën që ata do vendosin ta lançojnë këtë super projekt muzikor!

640-0-5b490e675a923.jpg