“Thjesht të dua!”; Dedikim romantik nga Sebastian Rulli për Angelique Boyer

Showbiz

Momente feste mes Çifti të famshëm meksikan Angelique Boyer dhe Sebastian Ruli. Pak ditë më parë ditëlindjet e tyre pasuan njëra-tjetrën. Protagonistja e “Të duash deri në vdekje” festoi ditëlindjen e 33- të. Aktualisht, e martuar me aktorin e njohur me të cilin interpreton në “Tre Anat”, Sebastian Ruli, nga i cili nuk kanë munguar fjalët e ëmbla dhe dedikemet edhe në rrjetet sociale ku e quan qiellin e tij, ai zgjedh me kujdes çdo fjalë dedikimin e tij ku ka përmendur një vibrim të veçantë dhe unik mes tyre,si dhe duke i thëne se ajo gëzon potencial në duart e saj për të gjeneruar një evolucion të pafund. ‘Thjesht Të dua’, do të tingëllonte si firma e tij në këtë urim- dedikim për “vajzën e ditëlindjes” !!! Aktorja  nga ana e saj e ka uruar dy ditë më vonë me një urim publik për ditëlindjen e tij aktorin dhe dashurinë e saj, sërish me fjalë të ëmbla duke u shprehur se i është mirënjohëse jetës që e gjeti atë, Aktorja e falënderoi bashkëshortin edhe për këshillat që e qetësojnë  kur ajo ndodhet përballë stuhive. Këtë urim plot dashuri aktorja e shoqëroi me një përmbledhje të momenteve të bukura të kaluara bashkë duke thënë se nuk do lodhet asnjëherë ti koleksionojë ato. Të shumta ishin gjithashtu urimet e adresuara për ta nga fansat e të dyve.