Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij janë infektuar me coronavirus

Showbiz

Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij, Rita Wilson janë testuar dhe janë diagnostikuar me coronavirus. Të dy aktorët ndodhen në Australi për fazat e para të produksionit të një filmi nga Warner Bros. mbi jetën e Elvis Presley-t.

“Përshëndetje njerëz. Unë dhe Rita jemi në Australi. Ndiheshim pak të lodhur, sikur ishim ftohur dhe na dhimbte trupi. Rita kishte ethe që i kalonin dhe ktheheshin. Edhe temperaturë. Për të bërë gjënë e duhur, u testuam për koronavirus dhe analizat rezultuan pozitive. Po mirë. Çfarë të bëjmë tani? Mjekët kanë protokolle që duhene ndjekur. Ne do të testohemi, vëzhgohemi dhe izolohemi për sa kohë të jetë nevoja.
Do t’ju mbajmë të përditësuar. Kujdesuni për veten.”