Trevor Noah përzgjidhet prezantuesi i çmimeve ‘Grammy Award 2023’

Showbiz

Trevor Noah është përzgjedhur prezantues i çmimeve ‘Grammy 2023’. Kjo do të jetë hera e tij e tretë si prezantues i natës më të madhe të muzikës. Ai më parë ka qenë prezantues i ‘Grammy Awards 2021’ dhe ‘Grammy Awards 2022’.

Përzgjedhja e radhës vjen pasi 38-vjeçari me origjinë nga Afrika e Jugut u largua nga program i tij i famshëm prej shtatë vitesh,  si drejtues i ‘The Daily Show’. Trevor në një deklaratë të bërë për Hollywood Reporter pak ditë më parë, shprehej “Disa prej nesh punojnë për Grammy së bashku, disa prej nesh punojnë për shfaqje të tjera në të cilat unë gjithashtu jam pjesë e tyre”. Komediani i falënderoi fansat e panumërt që e ‘ushqyen dhe formuan’ karakterin e tij artistik.“ Noah tha se ai vlerësonte personat e sjellshëm dhe shpirtmirë në jetën e tij edhe nëse ata i kishin drejtuar kritika.

 

Në monologun e programit të fundit ‘The Daily Show’, Noah tha: ‘Faleminderit shumë për pjesëmarrjen tuajKushtoni të gjithë vëmendjen. Sepse ky është episodi i fundit i ‘The Daily Show’ me Trevor Noah.  Nuk është vetëm kaq – është gjithashtu një festë.’ Më tej Ai bëri shaka duke shtuar “Kur fillova shfaqjen, kisha tre synime të qarta. Unë do të sigurohesha që Hillary të fitonte zgjedhjet, doja të sigurohesha qe të  parandaloja një pandemi globale, dhe të bëhesha shok i ngushtë me Kanye West”. Noah më pas u shfaq në një seri segmentesh lamtumirëse duke përmendur emra të cilët i falënderoi për kontributin e dhënë gjatë kohës kur ai mbajti rolin e moderatorit të ‘The Daily Show’.

Ndërkohë, është bërë e ditur se ‘Grammy Awards 2023’ do të transmetohet drejtpërdrejt më 5 shkurt nga Crypto.com Arena në Los Angeles.