U desh që Archie të shkonte në Afrikë që ta shihnim nga koka tek këmbët

Showbiz

Deri tani e kemi parë ose nën kuvertë, ose me kurriz, ose në profil, ose nga larg. Por tani që është 4-muajsh dhe ka nisur turin zyrtar me prindërit në Afrikë, Archie-n e pamë nga afër, të fotografuar e filmuar gjatë gjithë aktiviteteve të ditë së sotme. Tani mund të themi me siguri se ai i ngjan shumë të atit, princit Harry.

Familja u takua me fituesin e parë të çmimit Nobel për Paqen, Arqipeshkvin Desmond Tutu dhe vajzën e tij, Thandeka. Fituesi i Nobelit të parë u shpreh shumë i nderuar dhe privilegjuar që takoi familjen mbretërore.Familja mbretërore ka postuar foto dhe video në llogarinë e Instagramit Sussex Royal nga ky aktivitet me mbishkrimin ‘Arch meets Archie!’

Në turneun e tyre deri më tani, duka dhe dukesha kanë vizituar xhaminë më të vjetër të Afrikës së jugut dhe kanë vizituar një shoqatë bamirësie e cila ofron mbështetje për shëndetin mendor tek të rinjtë.

Meghan është shprehur para vajzave adoleshente se po e vizitonte vendin jo vetëm si një anëtare e Familjes Mbretërore, por edhe si ‘një grua me ngjyrë dhe motra e tyre’.