U përfol se ndau Irina Shayk nga Bradley Cooper. Shikoni më kë u fotografua duke u puthur Lady Gaga

Showbiz

Kanë kaluar 6 muaj nga ndarja e saj me Christian Carino dhe u përfol për një lidhje të mundshme me Bradley Cooper. Kujtojmë se gjatë asaj periudhe Cooper sapo ishte bërë baba nga lidhja e tij me modelen Irina Shayk. Pas ndarjes së tij nga Irina të gjithë menduan se shkaku ishte Lady Gaga, por ajo ka vendosur të qëndrojë indiferente ndaj të gjitha akuzave.
Mesa duket ky trekëndësh nuk ka ekzistuar sepse dje Gaga është fotografuar duke u puthur me inxhinjerin e kastit të saj, Dan Horton, 37 vjeç.


Sipas faqes së tij të LinkedIn, Horton ka punuar si inxhinier monitorues për këngëtaren që nga nëntori i vitit 2018. Ai është gjithashtu pronari i Grupit të Konsulencës Inxhinierike Audio, sipas faqes, dhe më parë ka punuar me artistë të tjerë me emër të mëdhenj si: Camila Cabello , Bruno Mars dhe Justin Timberlake.