Arratiset me 31 milionë pound nga sheiku.Tani do t’i marrë kujdestarinë e fëmijëve…

Lifestyle

Historia e tyre u bë bujë në të gjitha mediat ndërkombëtare. Pasi i dha fund martesës 15-vjecare me sheikun Mohammed, u përfol se princesha Haya Al Hussein u arratis me 31 milion paund.
Tashmë ajo ka kërkuar një urdhër mbrojtje në një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar.
Princesha Haya është anëtarja e tretë në familjen e tij që me sa duket përpiqet të arratiset.
Këtë muaj, u raportua se ajo fshihej në Londër dhe ishte në frikë për jetën e saj. Çështja filloi në Londër të martën. Ajo kërkoi kujdestarinë e fëmijëve të saj, të cilët i mori me vete kur u largua.
Detajet e tjera të kërkesave të princeshës nuk dihen ende.