Udhëtoi drejt Maldiveve për të pushuar, Hande Ercel e ka të pamundur të rrijë larg Murat!

Showbiz

murathnaade
Hande Ercel kishte vendosur të merrte një periudhë pauze, për të rimbledhur forcat e për t’u qetësuar pas gjithë gjërave që i kanë ndodhur periudhën e fundit. Vetëm pak ditë më parë, ajo udhëtoi drejt Maldiveve me motrën e saj, ku supozohej se do të qëndronin të paktën dy javë.

hande ercel 2

Por, ndoshta pushimet e tyre do të ndërpriten. Hande mesa duket nuk qendron dot larg Murat dhe ka nevojë ta ketë atë pranë në këtë periudhë të vështirë. Miqtë e çiftit kanë zbuluar se momentalisht, Hande dhe Murat po diskutojnë nëse ajo do i ndërpresë pushimet dhe të kthehet në Turqi, apo nëse Murat do të udhëtojë drejt Maldiveve për të qendruar me të.