Vajza e Zaiminës e ka të qartë që tani se çfarë do bëhet kur të rritet

Showbiz

Vajza e Zajminës, Khloe është bërë personazhi protagonist pothuajse në çdo postim në ‘Instagram-in’ e mamasë së saj. Këngëtarja na publikon shpesh momente të ndryshme me të bijën, nga e cila nuk ndahet asnjë sekondë. Së fundmi, ajo e ka filmuar të voglën Khloe teksa këndonte me një mikrofon në dorë, veprim i cili e ka bërë të qeshë këngëtaren. Mesa duket, vogëlushja ndan të njëjtin pasion me mamin për muzikën dhe mbase në të ardhmen do ta shohim këngëtare. Ndërsa Zaimina gjatë intervistave është shprehur se tani nuk e mendon më t’i rikthehet muzikës, duke e quajtur thjesht një hobi të vjetër që kaloi me moshën.