Bebe Rexha dhe Rita Ora refuzojnë Dua Lipën

Showbiz

Të gjithë e dimë festivalin e madh që organizon i ati i këngëtares Dua Lipa. Dukagjin Lipa për të dytin vit do të sjellë në Kosovë “Sunny Hill Festival” nëpërmjet të cilit të gjithë do kenë mundësinë të dëgjojnë këngëtarë me famë botërore si Calvin Harris, Gashi dhe Miley Cyrus.
Sipas tij, ftesa u ka shkuar edhe këngëtareve të tjera shqiptare, pra Rita dhe Bebe por ato nuk kanë pranuar. Rita dhe Dua përfliten për marrëdhënie jo të mira me njera tjetrën , por duke marrë parasysh që Bebe gjithmonë e ka mbështetur publikisht Duan na habit fakti që nuk ka pranuar. Ndoshta arsyeja është se vajzat i kanë datat e zëna…