Vazhdojnë fejesat e papritura: Kush është çifti i radhës?

Showbiz

ring
Në mars të këtij viti Zayn Malik dhe Gigi Hadid pranuan se lidhja e tyre kishte marrë fund. Megjithatë ata nuk mund të qëndronin për shumë gjatë të distancuar nga njëri-tjetri, për këtë arsye u rikthyen sërish bashkë. Postimi i fundit ka ngjallur dyshimet te fansat të cilët mendojnë se Gigi dhe Zayn e kanë çuar lidhjen në një tjetër nivel, duke u fejuar bashkë.

gigi ring

Modelja bukuroshe ka publikuar një foto ku shfaqet duke u mbështetur në krahun e këngëtarit britanik, por në dorën e saj ka shumë unaza, njëra prej tyre në gishtin e fejesës. Nga ky detaj, fansat kanë aluduar në rrjetet sociale se ata mund të jenë fejuar, por derisa nuk e kanë konfirmuar vetë ata, nuk e quajmë dot zyrtare. Kujtojmë se këtë periudhë janë fejuar Justin Bieber me Hailey Baldwin, Ariana Grande dhe Pete e mesa duket të tjera çifte që nuk priten mund të dalin në horizont.

gigi zayn1