Vetëm pak javë pas ndarjes, Cheryl Cole në një lidhje të re?

Showbiz

cole lidhje
Pak javë pasi u nda nga Liam Payne, po qarkullojnë thashetheme se Cheryl është në lidhje me një biznesmen irlandez. Mediat e huaja shkruajnë se 35-vjeçarja nuk i ndal mesazhet me atë person, por bukuroshja ka përgënjeshtruar thashethemet se është në lidhje me dikë pas ndarjes nga këngëtari, sipas “The Sun”.

ch liam
Thuhej se ajo po shkëmbente në “WhatsApp” mesazhe të pafundme me një të dashur të ri, por një përfaqësues i saj tha këto janë pretendime qesharake.
Thuhej se personi ‘misterioz’ me të cilin po takohej ish-i i Liam Payne ishte vëllai i këngëtares Kimberley Walsh, Adam.