Vetëm pak javë të divorcuar, ja çfarë bëjnë Jenna dhe Channing Tatum!

Showbiz

jtat
Disa javë më parë të gjithë u shokuan kur morën vesh lajmin aspak të mirë, që çifti i famshëm, Jenna Dewan dhe Channing Tatum i dhanë fund martesës së tyre. Përmes një statusi të njëjtë në profilet e tyre në Instagram, Jenna dhe Channing treguan se rrugët e tyre u shkëputën pas 9 vitesh martesë. Ata vazhdonin të mbeteshin miq të mirë, dhe ta donin njëri-tjetrin.

jenna

Gjithsesi, edhe pse duket se nuk janë ndarë me armiqësi, sërish Jenna nuk mund të mbante më mbiemrin e ish-bashkëshortit në Instagram. Menjëherë pas ndarjes, ajo e ka hequr duke mbajtur vetëm të sajin. Nga ana tjetër Channing, vazhdon ta ndjekë ish-bashkëshorten në Instagram. Në foton e fundit që ka publikuar Jenna, ai madje ka bërë “Like”, (pëlqej). Dyshja mund të kenë ruajtuar vërtet një raport të mirë pas ndarjes, për sa kohë vazhdojnë ndjekin njëri-tjetrin, dhe madje i bëjnë dhe like. Kush e di si qëndron e vërteta mes tyre…

jenna dwan