Yiğit Kirazcı Nënshkruan ndan disa detaje nga projekti i ardhshëm

Showbiz

Yigit Kirazxhi është kapur nga kamerat ditët e fundit në një zonë të njohur në Bebek dhe tregoi para gazetërve se preferon të merret me sporte, palestër ose të bëj vrap herët në mëngjes pasi kjo përbën për të një nga rregullat kryesore të mbajtjes së fizikut në formë. Aktori i njohur është pyetur për projektet e sezonit dhe është shprehur se sapo kishte bërë një kontratë për një projekt të ri, dhe tregoi se bëhet fjalë për një film. Ndër detajet e pakta që aktori njoftoi për publikun ishin vendi dhe tematika e tij. Ai tha se për këtë projekt të ri do të xhirohet në rajonin e Anadollit Lindor dhe tematika do të fokusohet mbi raportin e vështirë at e bijë! Ky ishte një informacion i përgjithshëm që aktori ndau me publikun duke argumentuar se për momentin detajet konsideroheshin ende sekret nga ana e produksionit. Megjithatë aktori la të kuptohet se në këtë film të zhanrit dramë do të interpretoj një rol pa partner. Ndërkohë aktori i cili nuk ka folur aspak për jetën private, ka qenë shpesh në kryeartikujt e lajmeve roz për më shumë se një vit, për lidhjen e tij të dashurisë me aktoren e njohur Pinar Deniz, e më pas ndarjen e tyre të papritur.