Ylli i ‘Game of Thrones’ drejt altarit: Zbulohen detajet…

Showbiz

game of thrones
Bashkimi i ‘Jonas Brothers’ ka bërë që 3 vëllezërit të jenë në qendër të vemendjes të mediave të huaja dhe jo vetëm. Në videoklipin e këngës së re, këngëtarët janë me partneret përkatëse në disa skena romantike dhe ‘fun’ në të njëjtën kohë. Duke qenë se Kevin dhe Nick Jonas kanë krijuar familjen e tyre, Joe Jonas më në fund ka vendosur t’i japë fund beqarisë. Gjatë një interviste me James Corden, Joe është shprehur se ai dhe aktorja e famshme Sophie Turner kanë vendosur të martohen këtë vit.

“Do të martohemi këtë vit. Do të ketë një dasmë gjatë verës dhe jam duke e pritur me padurim”, tha këngëtari, duke zbuluar gjithashtu se në festën e dasmës do të organizohen disa lojëra futbolli. Një vit më parë, ‘UsWeekly’ raportoi se çifti do thonë betimet e tyre në Francë të vitit 2019. Kjo për shkak të një ftese, publikuar nga Mike Bayer, ku shkruante: “Sophie and Joe 2019 France”. Duke parë festimet madhështore të dasmës së Nick, me siguri dhe dasma e Joe do jetë e tillë.