Yllin e ‘Fast & Furious’, e ndjekin problemet edhe jashtë filmit të famshëm!

Showbiz

fast
Aktori i sagës së famshme “Fast and Furious” në nëntor të vitit të kaluar deklaroi se ishte afër falimentimit financiar dhe tani po merr një tjetër goditje. Tyrese Gibson është paditur nga “American Express” pasi i ka një borxh prej 61 mijë dollarësh.

tyrese

Ylli i “Fast & Furious” fiton rreth 105.686 dollarë në muaj, por shpenzimet mujore kapin shifrën 107.576 dollarë. Gjithashtu, raportohet se ai u detyrohet avokatëve të tij një vlerë të madhe parash, rreth 133.750 dollarë. Përveç problemeve financiare, Gibson është edhe në një “luftë” me ish-bashkëshorten e tij, për kujdestarinë e vajzës së tyre të vogël.