Emina i përgjigjet akuzave për photoshop!

Showbiz

eminaaaa
U bën dy javë tashmë që nga dita kur modelja shqiptare Emina Çunmulaj solli në jetë vajzën e saj të dytë. Emina ka postuar në rrjetet sociale një foto me rroba banjo, ku tregon se vetëm dy javë pas lindjes fiziku i saj është rikthyer në format e mëparshme. Këto foto kanë ngjallur shumë komente mosbesuese tek ndjekësit e saj, duke e akuzuar atë për photoshop.

emina

Kaq ka mjaftuar që Emina të reagojë ndaj këtyre akuzave duke thënë se nuk ka bërë asnjëherë photoshop dhe është shumë krenare për këtë gjë. “Nuk është photoshop, unë jam krenare për faktin që nuk kam bërë asnjëherë photoshop. Kështu më ka fal zoti”-ka shkruar modelja bashkangjitur fotos së saj ku duken qartë format e saj perfekte.