Zbuloni detaje mbi filmin “Fast and Furious 9”

Showbiz

Dy “Fast and Furious” brenda një viti. Fansat e një prej sagave më të pëlqyera e popullore nuk mund të ankohen. Në maj 2020 vjen kapitulli i nëntë i filmit “Fast and Furious”.

Për të festuar nisjen e xhirimeve, Vin Diesel dhe Michelle Rodriguez u dhuruan fansave një video, postuar në rrjetet sociale të aktorit. Vin falënderoi “Universal”, aktorët, ekipin dhe sigurisht fansat në të gjithë botën, që i kanë qëndruar besnikë “Fast and Furious” në rreth dy dekada.