A e dini se Lionel Messi nuk i ka shënuar gol vetëm një prej klubeve angleze?

Sport

 

Tashmë njihen gjysmëfinalistët e Uefa Champions League. Barcelona do të takohet me Liverpoolin dhe Ajax me Tottenham. Ashtu siç ndodh gjithmonë, edhe këtë herë, kanë filluar të qarkullojnë informacione rreth përplasjeve të ardhshme.A e dini se, Lionel Messi nuk i ka shënuar gol vetëm një prej klubeve angleze?


Epo ja që ka ndodhur edhe kjo. Messi nuk ka shënuar gol ndaj skuadrës së Liverpool.Ky i fundit ka luajtur kundër “The Reds” në muajin shkurt dhe mars të vitit 2007 në kuadër të 1/8 e finales në garën elitare evropiane për klube. Liverpooli arriti të kualifikohej në saje të triumfit në Camp Nou me rezultat 2:1.