ADRIEN RABIOT, LOJTARI I JUVENTUSIT:

Sport

Objektivi ynë është të marrim 3 pikë nga kjo sfidë dhe të rikthehemi në garë për t’u kualifikuar në fazën tjetër të kompeticionit. Dëshira e grupit për të dhënë maksimumin është shume e madhe dhe këtë do përpiqemi ta tregojmë kur të zbresim në fushën e lojës. Kemi diskutuar me njëri-tjetrin dhe jemi përpjekur të identifikojmë dhe t’i japim zgjidhje problemeve që na kanë shoqëruar përgjatë kësaj periudhe.

Po stërvitemi mirë, por këtë duhet ta tregojmë edhe kur të jemi në fushë. Në aspektin personal, ndihem i rëndësishëm për skudrën. Mirëpo këtu çdo lojtar zotëron nga një rol të rëndësishëm. Të gjithë jemi në mbështetje të njëri-tjetrit për ta kaluar këtë situatë. Për momentin nuk po mendoj për asgjë tjetër, përveç ndeshjeve me Juventusin. Si fillim duam me patjetër të fitojmë sonte, për të mbajgur gjallë shpresat e kualifikimit”.