MASSIMILIANO ALLEGRI, TRAJNERI I JUVENTUSIT:

Sport

“Sonte do jetë një ndeshje e komplikuar, sepse Macabi e tregoi edhe në shtëpinë tonë se ata janë një skuadër e rrezikshme, që kanë forcë për të të ndëshkuar. Idetë e tyre përpara portës janë të qarta, kështu që duhet të tregohemi të kujdeshëm. Nëse shtojmë këtu edhe mbështetjen e tifozërisë që do kenë nga shkallët e stadiumit, atëherë situata bëhet më e komplikuar për ne.

Pë këtë arsye, kemi nevojë për një perfomancë kompakte. E rëndësishme është që të tregohemi të përqendruar në disa pika kyçe të lojës, veçanërisht në mbrojtje. Duhet të markojmë në mënyrë të tillë, që ata të mos kenë mundësinë që të gjuajnë në drejtim të portës tonë. Ky është një detaj, nga i cili kemi vuajtur shumë përgjatë këtij sezoni. Mendoj se detajet do bëjnë diferencën. U kam kërkuar lojtarëe që të tregohen kompaktë në fushën e lojës. Të shmangin gabimet, gabime, të cilët deri më tani na kanë kushtuar shumë.

Kjo është një mundësi e artë për ne që të rikthehemi sërish në garë. Për këtë arsye, duhet të jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj sfide dhe të japim gjithçka nga vetja”.