Barcelona nis nga punë për sezonin tjetër, 6 lojtarë jashtë listës së trajnerit Xavi

Sport

Barcelona ka nisur nga puna për sezonin e ardhshëm. Nga organika aktuale, 6 lojtarë nuk janë në planet e trajnerit Xavi Hernandez dhe ky i fundit ua ka komunikuar atyre vendimin e tij. Ish-mesfushori kërkon të ndërtojë një skuadër konkuruese, e për ta bërë këtë, kërkon që në organikë të ketë vetëm futbollistë funksionalë, të vlefshëm për skemat e tij.

6 futbollistët, të cilët Xavi i konsideron të padobishëm janë Riqui Puig, Neto, Oscar Mingueza, Clement Lenglet, Samuel Umtiti dhe Moussa Wague. Në këto kushte, largimi i lojtarëve të sipërpërmendur duhet të ndodhë sa më shpejtë të jetë e mundur, pasi kjo do t’I mundësonte Barcelonës që të hartonte në mënyrë më të detajuar planin për futbollistët e rinj që do bëhen pjesë e katalanasve përgjatë kësaj merkatoje.

Nga lista e 6 lojtarëve që Xavi nuk I ka në planet e tij, vetëm Clemet Lenglet e ka disi më të lehtë pistën e largimit. Për mbrojtësin e qendrës interesohet Tottenham. Londinezët duan fillimisht ta huazojnë shtatlartin për një sezon, e më për të marrin në konsideratë blerjen përfundimtare të kartonit të tij. Për pjesën tjetër, e ardhmja mbetet e paqartë, ndërsa agjentët e tyre do nisin nga puna për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme për secilin futbollist.