NBA, Nash thotë se Irving ndihet optimist për të luajtur edhe ndeshjet në shtëpinë e Nets

Sport

Largimi i James Harden nga Brooklyn Nets tani do të vendosë edhe më shumë përgjegjësi mbi Kyrie Irving. 29-vjeçari u rikthye të luajë për skuadrën njujorkeze pas disa muajsh që qëndroi jashtë parketit, për shkak të protokollit që ndalonte personat e pavaksinuar në ambjentet e brendshme. Ky problem me protokollin vijon të shqetësojë drejtuesit e Nets, pasi Irving nuk mund të luajë në ndeshjet e shtëpisë, në ‘Barclays Center’, por vetëm ato në transfertë. Në një intervistë të dhënë së fundmi, trajneri i Nets, Steve Nash ka zbuluar se Irving ndihet optimist dhe i emocionuar rreth mundësisë për të luajtur edhe ndeshjet e shtëpisë. Autoritetet vendore në Neë York janë duke i shqyrtyar masat e ndërmarra dhe ekziston mundësia që në javët në vazhdim, të përjashtohet nga protokolli rregulli që ndalon Irving të luajë në sfidat e ‘Barclays Center’. Trajneri Nash shtoi se 29-vjeçari po stërvitet çdo ditë e më shumë, pasi synimi i tij është të ndihmojë skuadrën të mbërrijë deri tek finalet. Për ta realizuar këtë, Irving është i gatshëm të luajë çdo ndeshje pa pushim dhe nëse do t’i jepet drita jeshile për të shkelur edhe në parketin e ‘Barclays Center’, atëherë shumë gjëra do të bëhen edhe më të lehta, jo vetëm për lojtarin, por edhe për të gjithë skuadrën, që vijon të vuajë mungesën e Kevin Durant, i cili është i dëmtuar.