Agjenti i Hysaj sqaron situatën: Pse mos shkojë te Juve?!

Sport

Emri i mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, është lidhur ngushtë së fundi me një kalim të mundshëm tek gjigantët spanjollë të Atletico Madridit. Gjithcka është konfirmuar nga agjenti i vetë lojtarit shqiptar, sipas të cilit mësohet se Atletico Madrid ka bërë ofertë për mbrojtësin e krahut të djathtë, por akoma nuk ka arritur që të arrijë marrëveshje me skuadrën e Napolit. “Oferta e Atletico Madrid ishte shumë e ulët dhe nuk reflektonte vlerën reale të lojtarit. Ishtë nën 25 milionë euro, kaq mund të them. Napoli e ka vendosur çmimin e Hysaj, jo unë. Por Elseidi, ndoshta mund të provojë një eksperiencë jashtë kufijve. Fundja, kush mund ta refuzojë Atletico Madridin!?” ka thënë ndër të tjerash Mario Giuffredi, duke folur në mikrofonat e “Radio Crc”.
Mbetet të shihet nëse madrilenët do të rrisin ofertën për Hysaj, pasi Napoli kërkon të paktën 30 milionë euro për kartonin e lojtarit
Por gjithashtu, Giuffredi ka folur edhe për pistën e mundshme të transferimit tek Juventusi, gjithmonë nëse shkon aty edhe ish-trajneri i tij, Mauricio Sarri. E sidomos nëse bardhezinjtë do të shesin Zhoao Kanselon tek Manchester City: “Hysaj është profesionist dhe nuk shoh përse duhet të refuzojë. Bardhezinjtë janë klubi më i rëndësishëm në Itali. Nuk do ta konsideroja si tradhti, nëse bën një lëvizje të tillë. Të gjithë profesionistët mund të bëjnë zgjedhjet që mendojnë se janë të përshtatshme për karrierën e tyre… Pastaj, edhe dy vjet më parë, Juventusi më pyeti për Hysaj. Por vetë mbrojtësi u tregua mirënjohës ndaj Napolit, duke qendruar aty, me shpresën se do të fitonte titullin kampion”, ka zbuluar agjenti i 25-vjecarit shkodran.