Ajaksi si në kohët e arta, De Boer: Ishte madhështore!

Sport

ajax
Ajo që bënë të mërkurën Tadic me shokë në “Bernabeu” u kujtoi edhe një herë tifozë holandez kohët e arta të Ajaksit. E u solli ndër edhe një statistikë kurioze, që së paku dy herë të fundit kur ka fituar në Madrid, ka ngritur trofeun, saktësisht në vitin 1973 dhe në 1996-n. Për momentin bëhet fjalë thjeshtë për precedent shpresdhënës, që u jep pak kurajë djemve të rinj të Ajaksit aktual. Gjithsesi, një ish-lojtar i Ajax-it të madh si Roland De Boer ka guxuar të krahasojë triumfin e fundit 4-1 kundër Realit me atë të përpara 24 viteve në kryeqytetin spanjoll. De Boer, i cili ishte pjesë e skuadrës që e mundi 2-0 Real Madridin në përplasjen e fazës së grupeve të Champions-it në “Bernabeu” në nëntor të 1995-s, deklaroi për “Veronica TV” se “fitorja e realizuar atëherë ishte fantastike, por përmbysja e së martës ishteë shumë më e mirë”.

de boer frank liv
Golat e Hakim Ziyech, David Neres, Dusan Tadic dhe Lasse Schone e panë Ajax-in të trondiste kampionët e trefishtë të Evropës, duke i eliminuar si rrallë herë në vitet e fundit, përpara çerekfinaleve. Ajax u bë skuadra e parë jo gjermane, që shënonte 4 herë në shtëpinë e Realit të Madridit, në një ndeshje evropiane. herë kampionët e Holandës u bënë skudra e tretë që realizonte dicka të tilla, pas Schalke në vitin 2015 dhe Bayern Munich në 2000-shin.
Katër herë fituesit e Ligës së Kampioneve, por pa një trofe të tillë që nga viti 1995, do të luajnë në çerekfinale të kësaj gare për herë të parë që nga sezoni 2002-2003. Në atë sezon, Ajax, i udhëhequr nga Kuman, me lojtarë si Zlatan Ibrahimovic, Rafael van der Vaart, Jari Litmanen dhe ëesley Sneijder, u mund nga Milani që më pas do të shpallej kampion. Kurse rrëugëtimi i këtij viti është ende i gjithi për t’u përjetuar, në krahët e entuziasmit të eleminimit të kampionëve të Evropës.