Shtypi sportiv, vëmendja te Ronaldo, Barcelona dhe merkatoja

Sport

ronaododd

Cristiano Ronaldo do të mbetet madrilen. Të martën gazeta Marca raportoi duke cituar 32-vjecarin, se ai do të qëndrojë me Los Blancos. Në fakt titulli “Qëndron!” ishte i ngjashëm me atë të dy katalanaseve Mundo Deportivo dhe Sport, të cilat ia kushtonin atë Neymarit. Ronaldo konfirmon kështu fjalët e Presidentit Perez. Ndërkohë në Barcelonë, Sport raportoi se katalanasit po nxitojnë operacionin për të transferuar brazilainin e Liverpolit Philippe Coutinhon. Anglezët kërkojnë të paktën 100 milionë euro. Sipas një tjetër raportimi Barcelona duket se përfundimisht do të synojë dyshen braziliane Coutinho-Paulinho, ky i fundit aktivizohet në Kinë. Por në Itali, Gazzetta dello Sport raportoi se përvec tundimit Dybala, Barcelona po kërkon edhe yllin e Napolit, Lorenzo Insignen. Në Spanjë pritet kalimi te Sevilla i Jesus Navasit. 31-vjecari pritet t’i ribashkohet andaluzëve 4 vite pasi u largua te Manchester City për shifrat e 20 milionë eurove. Corriere dello Sport në Itali, kishte një nga raportimet më të bujshme të së martës. Sipas kësaj gazete Moruinho ka liruar francezin Anthony Martial dhe ai do të kalojë te Interi sipas një shkëmbimi me kroatin Perisic. Por kjo marrëveshje mbetet në pikëpyetje pasi zikaltërit e duan Martialin vetëm në huazim. Në Angli Daily Mail shkroi një titull të madh se Chelsea po bëhet gati të shpenzojë 250 milionë paundë, ndërsa Conte kërkon Sandron dhe Llorenten. The Times e vazhdoi këtë raportim duke theskaur se Blutë duan të rivalizojnë City-in. Dhe në fund, nga Portugalia raportohet se PSG kërkon të transferojë Danilo Pereiran nga Porto.