Alex Meret (portier i Napoli):

Sport

“Ajax është një skuadër vërtet cilësore. Jemi përgatitur mirë për këtë ndeshje. E dimë që duhet të përballojmë këtë sfidë me mentalitetin e duhur. Por mbi të gjiha me dëshirën për të imponuar lojën tonë.

Këtë vit jam duke gjetur më tepër vazhdimësi. Dhe në raste të tillë është më e lëhtë të shfaqësh cilësitë. Do të thoja se jam i kënaqur për sezonin tim të deritanishëm. Shpejt do të zyrtarizoj edhe rinovimin e kontratës, pasi marrëveshja mund të thuhet se është arritur. Megjithatë, aktualisht në mendjen time është vetëm ndeshja e Champions League që kemi kundër Ajaksit”.