Luciano Spalletti (trajner i Napoli):

Sport

Qëllimi ynë është të zbresim në fushë dhe të luajmë sic dimë. Pavarësisht faktit se do të kemi përballë një skuadër të madhe. Për ne do të jetë e mahnitshme të luajmë në një stadium si ai i Amsterdamit. Kemi nevojë për bindje dhe duhet të jemi gati për të marrë vendimet e duhura përgjatë të gjithë ndeshjes, në varësi të situatave që do të na paraqiten. Më duket se tekniku Shreuder po bën një punë të shkëlqyer tek Ajaksi. Do të thoja se ngjajmë shumë si skuadra. Të dyja adhurojmë të luajmë me topin në tokë dhe me shpejtësi. Do të punojmë për t’i hequr hapësirë dhe kohë Ajaksit gjatë 90 minutave. E përsëris që do të jetë një sfidë emocionuese, në një stadium të mrekullueshëm kundër një klubi fantastik. Dhe do të arrijmë të bëhemi të mëdhenj, vetëm duke bërë një ndeshje të madhe. Unë nuk mendoj aspak për barazimin. Ideja jonë është ajo e zbritjes në fushë për të fituar me personalitet dhe me bindjen e të qenit më të fortët. Do të vijmë të luajë atë futboll që po ndryshon në Itali”.