Steven Berghuis (lojtar i Ajax):

Sport

‘Ndeshja kundër Napolit është një momenti i mirë që Ajaksi të arrijë të ringrihet, pas 3 ndeshjeve të fundit ku nuk ia kemi dalë të fitojmë. Natyrisht që ka paksa zhgënjim, por në princip, do të thoja se i kemi hedhur pas krahëve ato sfida të kaluara dhe shohim me optimizëm përpara. Na takon neve të ringrihemi në këtë përballje me Napolin. Do të jetë ndeshje shumë e rëndësishme. Po mendojmë vetëm për grupin e Champions League dhe sesi të kualifikohemi. Kam luajtur ndaj Napolit edhe në 2017-n, por tashmë janë një skuadër krejt tjetër, edhe më e fortë se atëherë. Sidoqoftë besoj shumë në forcat e skuadrës time”.